Është mbajtur punëtoria e projektit për Financimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë

05/06/2020

Është mbajtur punëtoria e dytë me grupin punues në Financimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë, punëtori që po zhvillohet në kuadër të projektit ALLED2 që zhvillohet në bashkëpunim me UBT-në dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

 

Gjatë kësaj punëtorie janë diskutuar aktivitetet që do të zhvillohen në funksion të përmirësimit të cilësisë së arsimit në Kosovë, teksa bizneset që kanë kontribuar në këtë diskutim janë: Meridian Group, Archtime Metal Construction, Elnor Furniture, dhe Muqa Solar Company, të cilët gjerësisht folën për bashkëpunimin e bizneseve me shkollat profesionale dhe sfidat në këtë proces.

 

Pjesëmarrës të diskutimit në punëtori ishin përfaqësues nga MASHTI, zyra e BE-së në Kosovë, GIZ-i, LuxDev, Helvetas, OEK, dhe KPK.