Në UBT TV u mbajt konferenca online me temë: “5G Artificial Intelligence and Internet of Things”

28/05/2020

Interneti është ndikuesi më i madh i jetës së çdo njeriu në ditët e sotme dhe pa të jeta do të vështirësohej e pamundësohej. Megjithatë, temë diskutimi e muajve të fundit, sidomos në këtë kohë pandemie ishte lehtësimi, por edhe ndikimi i valëve 5G si në zhvillimin e teknologjisë, në transformimet digjitale ashtu edhe në jetën e njerëzve.

 

Për të trajtuar këtë temë profesionalisht, UBT organizoi video-konferencën me temë: “5G Artificial Intelligence and Internet of Things”.

 

Hapjen e kësaj konference e bëri rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, teksa  pjesëmarrës ishin ekspertët dhe stafi i UBT-së nga fusha e teknologjisë.

 

Eksperti në fushën e teknologjisë, njëherësh edhe ligjërues në UBT, Xhafer Krasniqi potencoi se situata pandemie e ka shqetësuar zhvillimin e rrjetave 5G si rezultat i nevojës për teknologji më të shpejtë, më të mençur dhe më të avancuar.

 

“Pa Inteligjencën Artificiale dhe Internet of Thing, 5G nuk do të ishte e kompletuar për ofrimin e shërbimeve digjitale dhe kërkesat e tregut. Këto të trija funksionojnë së bashku pasi që Intelegjenca Artificiale mund të na mësojë shumë gjëra shpejt vetëm nëse ka një rrjet transportues pra në këtë rast 5G, e cila mundëson përcjellën e këtyre informacioneve ose të dhënave në Internet of Thing apo pajisjet teknologjike”, tha Krasniqi.

 

Ndërkaq, profesori Krasniqi theksoi se zhvillimi i standardeve për  5G ka filluar para 4 viteve, mirëpo sipas tij zhvillimi i standardeve për një funksion madhor kërkon më shumë kohë, diku 10 vite. Kështu që ai bëri të ditur se momentalisht jemi në fazën e dytë të zhvillimeve të standardeve për 5G, teksa impelementimi i saj pritet të filloj në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit 2021.

 

Profesori Zhilbert Tafa, për 5G tha se si teknologji tenton të unifikojë në formë të një kornize të gjitha teknologjitë ekzistuese, kjo për arsye se do të ketë shpejtësi më të madhe dhe vonesa shumë të vogla.

 

“Me teknologjinë 5G do të arrihet shpejtësinë në kohën reale, vonesa shume të vogla si dhe intensitetin e madhe të lidhjeve të pajisjeve me afro 1 milion pajisje në kilometër katror”, bëri të ditur Tafa.

 

Duke folur për rolin dhe funksionin e Inteligjencës Artificiale, profesori Bertan Karahoda, tha se Inteligjenca Artificiale përveç se na mundëson përdorimin e saj në fushën e mësimdhënies, trajnimeve apo përfitimin e njohurive të ndryshme ajo e bën të mundur edhe konceptimin me pajisje tjera teknologjike përmes 5G të cilat ndihmojnë në grumbullimin e të dhënave, përmirësimin e sistemeve dhe algoritmeve.

 

Tutje, profesori Besnik Qehaja, konsistoi që komunikimi dhe kualiteti i shërbimeve në 5G, interferon në kualitetin e shërbimeve në rrjetat e brendshme të secilit shtet.

 

“Në Kosovë dhe në secilin shtet që pretendon ta vë në funksion 5G, duhet të ketë rrjeta fiber optike. Kosova pas luftës ka një potencial mjaft të mirë pasi që ka investuar shumë për një infrastrukturë moderne me këto rrjeta falë shumë ISP-ve, të cilët kanë hapur rrugë për implementimin e 5G edhe në shtetin tonë”, potencoi Qehaja.

 

Ndërkaq, profesori Qehaja bëri të ditur se së bashku me studentët e Fakultetit të Skencave Kompjuterike dhe Inxhinieri, në ditët në vijim do ta prezantojnë  projektin e fundit të krijuar, Smart City, të cilin e kanë stimuluar përmes Internet of Things.

 

Konferenca online është mbështetur nga Media Group i UBT-së, teksa është transmetuar drejtpërdrejtë në Televizionin “UBT”, “Radio Campus 100.7 FM”, si dhe në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube.

 

Detajet e konferencës i gjeni në linkun: