Në kuadër të Fakultetit Media dhe Komunikim u mbajt ligjërata tematike online për rolin e medias në sport
26/05/2020Sporti është ndër ato pak aktivitetet të cilat e kanë mbajtur audiencën të disponuar, porse një pasqyrim i mirëfilltë i sportit nuk do të ishte i mundur sikur të mos ekzistonin mediat.
Për ta parë ndikimin që kanë mediat në sport, Fakulteti Media dhe Komunikim organizoi për studentë e vet ligjëratë tematike online, që për temë kishte ndikimin e mediave dhe të gazetarëve në zhvillimin dhe pasqyrimin e sportit, e cila u mbajt nga profesori Abedin Bahtiri.
Ligjërata pati karakter interaktiv dhe studentët u inkuadruan gjatë tërë kohës me pyetje dhe diskutim.
Cikli i ligjëratave tematike online në kuadër të këtij fakulteti do të vazdhoj edhe tutje duke trajtuar tema nga fusha të ndryshme me qëllim që studentët e vet t’i mbajë në rrjedha të secilës ngjarje dhe të marrin sa më shumë njohuri jashtë kurrikulës mësimore.