Studenti i Mekatronikës, Gramos Bimbashi, i angazhuar në kompaninë e njohur “Formon”

20/05/2020

Studenti i Fakultetit të Mekatronikës në UBT, Gramos Bimbashi është angazhuar dhe po punon në linjën e montimit në kompaninë e njohur “Formon”.

 

Ai konkretisht bën montimin e pjesës së poshtme të printerit 3D, njëherësh bën edhe lidhjen e qarqeve elektrike.

 

Gramosi tha se kishte zgjedhur UBT-në për të vazhduar studimet, pasi siç tha, ky institucion i përgatit studentët në aspektin teorik dhe praktik në nivel profesional.

 

“UBT-ja na ka ofruar mundësi shumë të mirë, sepse, që në vitet e para të studimeve jemi përgaditur në aspektin teorik dhe atë praktik në nivele profesionale. Përveç kushteve të mira të cilat na ka ofruar që të realizojmë idetë tona, në UBT ka të punësuar staf profesionist dhe të kualifikuar në në fushën që ata ligjërojnë”, potencoi ai.

 

Gramosi theksoi se lidhshmëria mes mësimit teorik dhe praktik në UBT, e ka bërë atë të jetë i gatshëm për detyrat që i jepen në punë.