Studenti i Arkitekturës, Shpëtim Shishani, i punësuar në kompaninë “MetalTECH”
20/05/2020Studenti i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Shpëtim Shishani, është duke punuar në kompaninë MetalTECH, në cilësinë e arkitektit dhe të dizajnerit enterier.
Shpëtimi ka theksuar se: “Arritja e një suksesi të mirë varet nga përkushtimi dhe mbarëvajtja e rregullave mësimore siç parashihen në planprogramin studimor në UBT”.
Ndërkaq, ai potencoi se ndërlidhja e teorisë dhe praktikës në fushën e arkitekturës ofron mundësi të shumta, pasi që kjo mënyrë e të mësuarit ndihmon studentët që të përforcojnë njohuritë e tyre praktike dhe të përgatiten profesionalisht për tregun e punës.
UBT ka shkollën më të madhe të Arkitekturës në Kosovë dhe rajon, prej ku çdo vit dalin qindra studentë të diplomuar dhe të përgatitur plotësisht për tregun e punës, mbi 90% prej të cilëve gjejnë vende pune si arkitektë në Kosovë dhe jashtë.