UBT uron 9 majin – Ditën e Evropës

09/05/2020

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka uruar gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës, ku ka potencuar se Kosova duhet ta ketë vendin e vet të merituar në mesin e shteteve anëtare të familjes së madhe evropiane.

 

“Kjo datë është hapi i parë i lindjes së Bashkimit Evropian, teksa historikisht përshkon përpjekjen për të siguruar një paqe të qëndrueshme. Këtë ditë e festojmë si ditë paqeje dhe uniteti në Evropë, ani pse 9 maji i këtij viti e gjen sërisht Kosovën të paanëtarsuar në BE. Megjithatë, ky fakt nuk e ka penguar institucionin që të krijojë mbi 450 partneritet anë e mbarë botës, partneritete që studentëve tanë po u mundësojnë marrjen e diplomave të dyfishta falë programeve të përbashkëta ndërkombëtare studimi me universitete prestigjioze, njëherësh shkëmbimin e studentëve dhe stafit. UBT ka përfaqësuar vendin në organizata dhe gara ndërkombëtare, ka përfituar projekte të shumta ndërkombëtare, si dhe,ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me vendet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet. Pra, si institucion kemi sjellur rezultate vërtetë inkurajuese”, thuhet në urimin e rektorit Hajrizi, duke shtuar se Kosova në një të ardhme të afërt do ta festojë këtë datë si shtet anëtar i Bashkimit Evropian, sepse vendi e meriton të jetë pjesë e kësaj familjeje të madhe.