Studentët e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor pjesëmarrës në garën ndërkombëtare  Young Talentet Architects Award në Barcelonë

06/05/2020

Zana Prelvukaj, Falaka Syla, Erona Jakaj, Arxhenda Lipovica, Kushtrim Lushtaku, Sami Podvorica  dhe Floran Ajdari, janë studentët që po e përfaqësojnë Kosovën në mesin e 155 shkollave të arkitekturës nga mbarë bota në Forumin e Arkitektëve të Rinj në Spanjë gjegjësisht në Barcelonë.

 

Dy vitet e para studentët tanë kanë arritur të hyjnë në listën e finalistëve dhe edhe këtë vit ata e synojnë çmimin e nominuar për vendin e parë Mies van der Rohe, arkitekt i njohur i modernizimit.

 

Ky konkurs synon të mbështesë talentet e rinj në botën profesionale të arkitekturës, planifikimit urban dhe të peizazhit, të cilët do të jenë përgjegjës për transformimin e mjedisit tonë të ndërtuar në të ardhmen.

 

Konkursi është mbyllur me 27 Prill 2020 dhe në muajt në vijim priten rezultatet nga juria profesionale.

 

Fituesit do t’i marrin çmimet e tyre në një ceremoni që do të mbahet në Shtator 2020, në kontekstin e Bienales së Arkitekturës në Venecia. Projektet e tyre do të prezantohen në një ekspozitë që do të zhvillohet në të gjithë Bienalen dhe më pas do të udhëtojnë në Evropë dhe më gjerë.