Studentët e UBT-së synojnë finalen e garës ndërkombëtare, “Style Award” – Votimi ende i hapur
30/04/2020Rita Hasani, Granit Kryeziu, Festa Buqaj dhe Vleri Begaj, janë katër studentët e Dizajnit të Integruar, të cilët janë duke e përfaqësuar UBT-në dhe Kosovën në garën e njohur të modës, “Style Award”.
Deri tani, studentja Rita Hasani ka hyrë në mesin e finalistëve, ndërkaq tre studentët tjerë janë duke e vazhduar ende garën me vota online deri nesër, më 30 prill.
Votimi mund të bëhet në Facebook nëpërmjet Wild Card Voting, në llogarinë Style Award.
Për arsye të gjendjes së krijuar, Style Award këtë vit është organizuar në formë digjitale, ndërkaq për studentët kjo është një përvojë unike dhe që po i inspiron ata për të sjellë gjëra inovative në modë.
Përmes kësaj gare sfidohet kreativiteti, origjinaliteti dhe shpirti inovativ i studentëve të dizajnit nga e mbarë bota, për të stimuluar mendimin kritik, shfaqjen e vlerave shoqërore, kreativitetin dhe talentin e tyre, duke tërhequr vëmendje ndërkombëtare si dizajnerë.
Style Award është garë dhe platformë profesionale për dizajn të modës, që siguron një shkallë të avancuar për të nisur një karrierë ndërkombëtare në modë.
Për informacione shtesë, klikoni në linkun:
https://www.facebook.com/FrankfurtStyleAward/photos/a.113826915439015/1584081585080200/?type=3&theater
https://frankfurtstyleaward.com/en/