Revista shkencore “Campus Technology”: UBT, institucioni që krijoi 20 mijë mësime AR/VR

14/04/2020

Revista prestigjioze shkencore “Campus Technology” ka publikuar një artikull kushtuar nismës së UBT-së, ku konkretisht tregon se si ky institucion nga Kosova, i vetmi në Ballkan, përgjatë dy muajve të ardhshëm duke përdorur platformën e EON Reality, do të mbajë 20 mijë mësime me realitet virtual.

 

Tutje, në këtë artikull shpjegohet se këto mësime do të ketë një larmi temash, teksa këto mësime do të vijojnë mijëra studentë të nivelit bachelor dhe master në UBT, ku mësimet do t’i ndjekin në distancë online shkaku i pandemisë.

 

Ky artikull shpjegon se si një grup i profesorëve të UBT-së janë trajnuar për realitet virtual, të cilët do të zbatojnë kurrikulën në kuadër të platformës së EON Reality, ndërkaq programet që fillimisht do ndjekin këto mësime janë: Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Inxhinieri e Energjisë, Infermieri, Dizajn i Integruar, Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisit.

 

“Duke prezantuar këtë grumbull të parë të mësimeve të reja të krijuara nga studentët në Platformën AVR, ne dëshirojmë të demonstrojmë se sa e lehtë dhe efektive është të krijoni mësime, kurse dhe madje edhe kurrikula të tëra në një kohë shumë të shkurtër”, citohet të ketë thënë për ketë revistë, Dan Lejerskar, themeluesi i EON Reality, duke shtuar se “Qëllimi ynë është që pasi të shtojmë 20,000 mësimet e para, afërsisht pas dy muajve nga tash, ne do të jemi në gjendje të përsërisim këtë qasje në të gjithë botën për mësuesit kudo dhe të të gjitha niveleve. Tani për tani, ne jemi shumë të kënaqur me mënyrën se si mësimi vetë-drejtues po ndihmon për të lehtësuar presionin nga mësuesit ndërsa shërben gjithashtu si një përvojë e vlefshme dhe e paharrueshme e të mësuarit për studentët “.

 

Për të lexuar artikullin e plotë të revistës prestigjioze “Campus Technology”, klikoni në linkun: https://campustechnology.com/articles/2020/04/07/university-creating-20000-ar-vr-lessons.aspx?m=1&fbclid=IëAR1Y7Zi6BJTN0n-ndËQLN5Xvs6XxgNMEIrxKJye-avKVlGkZ00xQYxP8xsE