Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi realizuan vizitë studimore në Administratën Tatimore të Kosovës
21/02/2020Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi realizuan vizitë studimore në Administratën Tatimore të Kosovës, me ç’rast i ka pritur menaxheri i shërbimit të tatimpaguesve.
Gjatë vizitës studentët patën rastin të fitojnë njohuri shtesë me shërbimin e ofruar për tatimpaguesit, procedurat e kontrollit, mbledhjen e tatimeve, deklaratat tatimore, obligimet për dorëzimin e pasqyrave financiare etj.
Studentët ishin të interesuar për punën e institucionit, ishin aktiv dhe shtruan pyetje të shumta mbi organizimin, udhëheqjen, procedurat, sistemin e teknologjisë informative, numrin e bizneseve, vizitat, kontrollet, evazionin fiskal dhe të ngjashme.