Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë realizuan vizitë studimore në fabrikën “Frutex”
20/02/2020Studentët e vitit të dytë të Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, në kuadër të lëndës Proceset Themelore në Teknologjinë Ushqimore, kanë realizuar vizitë studimore në fabrikën “Frutex” në Suharekë, me ç’rast kanë parë nga afër proceset e prodhimit të pijeve joaloolike dhe atyre energjetike.
Ata kanë pasur mundësinë të shohin nga afër proceset e prodhimit, duke filluar nga kontrolli i lëndës së parë, proceset e filtrimit, përzierjes, pasterizimit, shkëmbimit të nxehtësisë, pompimit, analizat laboratorike dhe procese tjera të përpunimit deri te procesi automatik i paketimit me teknologjitë më moderne në rajon.
Ndërkaq studentët janë pritur nga stafi i Kompanisë “Frutex” të cilët u treguan studentëve në detaje për ecurinë dhe mbarëvajtjen e procesit të prodhimit deri te paketimi si produkt final për shitje.
Me këtë rast studentët u shprehen të kënaqur me realizimin e vizitave të tilla studimore, pasi që sipas tyre, UBT po iu mundëson ndërlidhjen e teorisë me praktikën.