Studenti Taulant Vllasaliu vazhdon studimet në Universitetin “Van Hall Larensten”, në Holandë

06/02/2020

Studenti i UBT-së, Taulant Vllasaliu ka përfituar bursë studimi për të vazhduar studimet në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Van Hall Larensten”, në Holandë.

 

Taulanti po specializon në Fakultetin Teknologji e Ujit dhe Shkencat Mjedisore, i cili gjerësisht po përfiton njohuri dhe shkathtësi për trajtimin dhe teknologjinë e avancuar të ujit, si dhe për menaxhimin e rreziqeve mjedisore në shkallë të gjerë.

 

Ai tha se ndjehet i kënaqur dhe privilegjuar që fillimisht ishte pjesë e një institucionit siç është UBT, ndërkaq tha se falë përkrahjes së jashtëzakonshme rrugëtimi i tij akademik tashmë po merr kahje profesionale dhe të suksesshme.