UBT zgjeron partneritetin me institucione, nënshkruan marrëveshje me komunën e Prizrenit

27/01/2020

Me qëllim të krijimit të kapaciteteve institucionale dhe zhvillimore, njëherësh ofrimit të ekspertizave profesionale, hartimin e projekteve në fusha të ndryshme, UBT ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Prizrenit.

 

Marrëveshja është nënshkruar nga rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi dhe kryetari Mytaher Haskuka, në praninë e drejtorit të Qendrës për Studime Urbane në UBT, Shqiprim Ahmeti dhe drejtorit të Urbanizmit në Prizren , Fatmir Memaj.

 

Në aspektin akademik, falë kësaj marrëveshjeje shumë studentë nga kjo komunë do të përfitojnë bursa. Po ashtu, dy institucionet janë pajtuar që do të organizojnë aktivitete të përbashkëta ndërinstitucionale me karakter edukativo-arsimor.

 

Marrëveshja e bashkëpunimit parasheh që komuna e Prizrenit të jetë pjesë e konzorciumit për projektin Smart City, dhe pjesë e hulumtimit me titull: ”Indeksi i Qëndrueshmërisë Urbane në Kosovë”.