Studentët e UBT-së realizuan vizitë në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale

17/01/2020

Studentët e fakultetit të Farmacisë, në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, të cilët u shoqëruan nga profesori në UBT, Valon Ejupi.

 

Studentët janë pritur nga drejtori i Laboratorit, Lutfi Mulaku, si dhe laborantët e repartit, Afërdita Camaj-Isa, Leunora Brika-Haxhiu dhe Teuta Vrenezi, ku i njoftuan studentët se si bëhet kontrollimi i cilësisë së barnave.

 

Zyrtarët e Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, me këtë rast shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në aspektin akademik me UBT-në, teksa thanë që vizita të tilla me karakter studimor janë të mirëseardhura.