Studentët e UBT-së vizitojnë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, njoftohen rreth procedurave të regjistrimit të markave tregtare në Kosovë
15/01/2020Dhjetëra studentë të nivelit master të Fakultetit Juridik në UBT, të specializimit E Drejta Biznesore Evropiane dhe Ndërkombëtare, në shoqërimin e profesorit Altin Maliqi, kanë vizituar Agjencinë për Pronësi Industriale, që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, me ç’rast janë njoftuar nga afër me procedurat e regjistrimit të markave tregtare në Kosovë.
Studentët janë pritur nga drejtori i përgjithshëm i kësaj agjencie, Nezir Gashi, ku i njoftoi ata për të drejtat, obligimet dhe procedurat e regjistrimit të markave tregtare.
Gashi tha se agjencia që ai drejton është përgjegjëse për mbrojtje ligjore të markës tregtare, dizajnit industrial, emërtimin e origjinës, tregtuesit gjeografikë dhe topografik të qarqeve të integruara, etj.
Gjatë kësaj vizite, studentët mësuan më tepër për të drejtat autoriale, format e regjistrimit të veprimtarive të ndryshme të fushës së pronësisë industriale, dhe konkretisht u informuan për procedurat se si bëhet regjistrimi i një marke tregtare.