UBT shpërndan dhurata për nxënësit e Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Përparimi”, në Prishtinë
27/12/2019Me qëllim për tu ofruar buzëqeshje dhe për ti gëzuar për festat e fundvitit, UBT ka shpërndarë dhurata të shumta simbolike nxënësve të Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Përparimi”, në Prishtinë.
Shpërndarjen e dhuratave e kanë bërë përfaqësues të UBT-së, në krye me menaxheren e Zyrës së Financave, Fisnete Hajrizi.
Ata qëndruan sot në këtë qendër, teksa Hajrizi tha se gjithmonë do ti përkrahin dhe mbështesin nxënësit e kësaj qendre, pasi siç tha ajo, janë pjesë e pandashme e shoqërisë tonë.
Qendra burimore “Përparimi”, në Prishtinë, është qendër e specializuar shkollore për fëmijët me nevoja të veçanta.