Studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit vizitojnë fabrikën “Frutex”
26/12/2019Studentët e vitit të dytë të Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në fabrikën “Frutex”, në Suharekë, me ç’rast kanë parë nga afër proceset e prodhimit të pijeve joalkoolike dhe atyre energjetike.
Ata kanë pasur mundësinë të shohin nga afër proceset e prodhimit, duke filluar nga kontrolli i lëndës së parë, proceset e filtrimit, përzierjes, pasterizimit, shkëmbimit të nxehtësisë, pompimit, analizat laboratorike dhe procese tjera të përpunimit deri te procesi automatik i paketimit me teknologjitë më moderne në rajon.
Ndërkaq studentët janë pritur nga stafi i kompanisë “Frutex”, të cilët u treguan studentëve në detaje për mbarëvajtjen e procesit të prodhimit deri te paketimi i produkteve finale për shitje.
Me këtë rast studentët u shprehen të kënaqur me realizimin e vizitave të tilla studimore, pasi që sipas tyre, UBT po iu mundëson ndërlidhjen e teorisë me praktikën.