Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi realizuan vizitë studimore në Administratën Tatimore të Kosovës

23/12/2019

Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, në kuadër të lëndës Kontabiliteti i Tatimeve, ligjëruar nga profesori Mustafë Hasani, kanë realizuar vizitë studimore në Administratën Tatimore të Kosovës, në komunën e Ferizajt.

 

Studentët patën rastin të vizitojnë departamentet përgjegjëse për shërbime të tatimpaguesve, njësinë për tatimpagues të mëdhenj, ekipin për kontroll të bizneseve si dhe departamentin për mbledhjet e detyrueshme.

 

Tutje, studentët u njohën me shërbimet e ofruara për tatimpaguesit, procedurat e kontrollit, mbledhjen e tatimeve, deklaratat tatimore dhe obligimet për dorëzimin e pasqyrave financiare.

 

Në fund të vizitës, zyrtarët e ATK-së në Ferizaj, shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në aspektin akademik me UBT-në, teksa thanë që vizita të tilla me karakter studimor janë të mirëseardhura.