Studentët e Shkencave të Ushqimit vizitojnë industrinë e ushqimit “ARQE & IKO”, në Prizren

12/12/2019

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në industrinë e ushqimit “ARQE & IKO”, me seli në Prizren.

 

Kjo vizitë është organizuar me qëllim që studentët të shohin nga afër procesin teknologjik të përpunimit të produkteve të mishit gjysmë të konzervuar, si dhe produktet e mishit të thatë.

 

Gjatë kësaj vizite, studentët panë aplikimin e ISO standardeve, sigurinë në punë, higjienën dhe mbrojtjen e mjedisit.