NJOFTIM: Të premten, do të mbahet sesioni informues për studime dhe punësim me kompaninë “TG Personalconsulting”
11/12/2019Kompania prestigjioze “TG Personalconsulting” ka shprehur interesim të jashtëzakonshëm për studentët e Fakultetit të Infermierisë, për vazhdim të studimeve dhe punësim në klinika dhe spitale gjermane.
Përfaqësuesit e kësaj kompanie, fillimisht do të mbajnë takim informues me studentët e interesuar, të cilët do të njihen me procedurat dhe mundësitë që ofrohen nga kompania, dhe konkretisht nga shteti i Gjermanisë.
Kjo kompani bashkëpunon me institucione të shumta partnere gjermane, ku si rezultat u mundësojnë studentëve kontrata të vlefshme juridikisht, për studime dhe punësim në fushën e infermierisë në këtë shtet.
Takimi informues mbahet të premten, më 13 dhjetor 2019, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ku mund të marrin pjesë gjithë studentët e interesuar.