Studentët e Shkencave të Ushqimit vizituan kompaninë “NP ME AGRO”, në Lipjan

10/12/2019

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, kanë vizituar kompaninë për prodhimin, kalibrimin dhe ruajtjen e frutave dhe perimeve “NP ME AGRO”, në Lipjan.

 

Teknologët e kompanisë, bashkë me profesorët e UBT-së, u shpjeguan studentëve se si bëhet ruajta dhe kontrollimi i mollëve në kushte moderne, teksa panë nga afër procesin e prodhimit, kalibrimit automatik me teknologjinë moderne, si dhe ambalazhimin.

 

Kjo vizitë është realizuar nën shoqërimin e profesorëve, Namik Durmishi dhe Medin Zeqiri.