UBT fton studentët që të aplikojnë për bursa studimi në Gjermani

10/12/2019

Universiteti i Shkencave të Aplikuara “TH Aschaffenburg University of Applied Sciences”, në Gjermani, ka hapur thirrjen e aplikimit për bursa studimi për studentët e UBT-së, të cilët mund të jenë përfitues potencialë të bursës së plotë ose semestrale për studime në këtë universitet.

 

Të drejtë aplikimi kanë studentët e vitit të tretë të nivelit bachelor, si dhe studentët e vitit të dytë të nivelit master.

 

Për informata të hollësishme për programet e studimit klikoni në linkun: : (https://www.th-ab.de/eng/prospective-international-students/degree-programmes/bachelors-programmes/).

 

Afati i fundit për aplikim është data 12 dhjetor 2019, ndërkaq bashkëngjitur me letrën e motivimit dhe CV në gjuhën angleze,  mund të aplikoni në email-in: [email protected].