Studentët e UBT-së vizitojnë Laboratorin modern të Forenzikës
06/12/2019Studentët e Fakultetit Juridik, si dhe ata të Fakultetit të Mekatronikës, kanë vizituar Laboratorin modern të Forenzikës në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.
Studentët e dy fakulteteve janë njohur nga afër me analizat që bëhen për ADN, Traseologji, pjesën e Balistikës, etj.
Gjithashtu, studentët panë se si funksionon puna në një laborator të tillë, sidomos në rastet kriminale, rezultate të cila përdoren si prova nga ekspertët e forenzikës në gjykatë.
Tutje, studentët patën mundësinë të diskutojnë për raste specifike me ekspertët e forenzikës, teksa u pajtuan që ditëve në vijim të organizohet një ligjëratë tematike në UBT.