Studenti i Shkencave Kompjuterike, Vedat Apuk fitoi bursë studimi në Universitetin “Linnaeus”, në Suedi.

04/12/2019

Vedat Apuk është student i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, i cili ka fituar bursë semestrale për vazhdim të studimeve në Universitetin “Linnaeus”, në Suedi.

 

Ai do të udhëtojë për në Suedi vitin e ardhshëm, konkretisht në muajin shkurt, ku do të vazhdojë studimet në Kampusin Inovativ “Växjo”, të këtij universiteti.

 

Vedati tha që falë përkrahjes së jashtëzakonshme të UBT-së, e ardhmja e tij po merr kahje profesionale dhe të suksesshme.

 

“Përshtypjet e mia rreth UBT-së mbeten ato të cilat kanë qenë që nga fillimi. Përgatitja akademike e profesorëve, ambienti i duhur universitar dhe bashkëpunimi i ndërsjellë profesor-student, ku doemos se është motivues për mësim”, tha ai.

 

Së fundmi, rreth 20 studentë të UBT-së, kanë fituar bursa semestrale në universitete të ndryshme evropiane dhe botërore, përfshirë shtetin e Suedisë, Portugalisë, Gjermanisë, Bullgarisë dhe vende tjera.