FDH Kosova mban ligjëratë mbi drejtësinë tranzicionale për studentët e UBT-së
21/11/2019Përfaqësuesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovës, Dea Dedi ka mbajtur ligjëratë tematike për studentët e Fakultetit Juridik, të cilët i informoi mbi temën e drejtësisë tranzicionale, në kuadër të edukimit jo-formal, për vetëdijesimin e rinisë rreth drejtësisë tranzicionale dhe ballafaqimit me të kaluarën.
Studentët patën mundësinë të mësojnë më shumë për mekanizmat e drejtësisë tranzicionale, për të kaluarën e afërt të Kosovës, si dhe për punën dhe projektet e FDHK-së.
Dedi u tregoi studentëve mbi definicionin e drejtësisë tranzicionale, mbi rëndësinë e aplikimit të saj, mbi dëmshpërblimet dhe reformat institucionale, për të drejtën për drejtësi dhe gjykimet.