Studentët e UBT-së Rigon Statovci dhe Çlirim Bajçinca, themelues të kompanisë kreative “ Zebra Agency”
21/11/2019Studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, Rigon Statovci dhe studenti në Fakultetin e Dizajnit të Integruar, Çlirim Bajçinca, kanë themeluar agjencinë kreative “Zebra Agency”.
Zebra Agency, kreativitetin e të cilës po e kërkojnë edhe jashtë kufijve, po shërben në fushën e dizajnit strategjik dhe në krijimin e identitetit të markave.
Zebra Agency merret me zhvillimin e uebsite-eve, video animacioneve 2D, 3D Motion Graphics, shërbimet e brendimit, për qëllim të avancimit të arritjeve në fushën e biznesit për klientë.
Rigoni dhe Çlirimi deri më tani kanë arritur të fitojnë shumë projekte, ku ata tani po i mbështesin edhe studentët tjerë të UBT-së, duke i bërë pjesë e stafit.
“Duke ditur që UBT dallon nga institucionet tjera arsimore, gjithmonë kemi pasur përkrahje nga stafi akademik, të cilët na kanë përgatitur në mënyrën më profesionale si në fushën e IT-së, gjithashtu edhe në pjesën e biznesit”, theksoi Rigoni.
Ai tha se UBT ka qenë gjithmonë në gatishmëri për të na ofruar mbështetjen profesionale dhe të na aftësojë në pjesët kyçe të karrierës.