NJOFTIM: Nesër, UBT dhe Instituti Suedez-Kosovar do të mbajnë konferencën “30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist”

21/11/2019

UBT në bashkëpunim me Institutin Shkencor Suedez-Kosovar do të mbajnë bashkërisht konferencën “30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist” që do të mbahet më 22 nëntor, me fillim nga ora 9:00, në Hotel Sirius.

 

Pjesë e kësaj konference do të jenë studiues vendor dhe ndërkombëtarë, përfshirë rektorin e UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ambasadori Suedez në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, drejtuesja e Institutit Shkencor Suedez-Kosovar, Salihe Salihu, dekani i Shkencave Politike në UBT, Arian Starova, përfaqësuesi i Universitetit “Megatrends”, në Malmo, shefi i Fondacionit Friedrich Ebert në Kosovë, Frank Hantke, dhe ekspertë dhe profesorë të kësaj fushë.

 

Kjo konferencë ka për qëllim që në mënyrë shkencore të paraqiten implikimet e rënies së sistemit komunist në zhvillimet e politikave shtetërore dhe evoluimet shoqërore.