Studentët e Shkencave të Ushqimit vizitojnë Industrinë e Ushqimit “ABI”, në Prizren

19/11/2019

Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në Industrinë e Ushqimit “ABI”, në Prizren, me ç’rast kanë parë nga afër procesin e prodhimit të qumështit.

 

Studentët panë nga afër procesin si prodhohen produktet e qumështit dhe ushqime me prejardhje bimore, kryesisht perime të fermentuara, duke filluar nga pranimi, analizat kimike dhe mikrobiologjike në laboratorin e kompanisë, procesin e pasterizimit të produkteve të qumështit dhe paketimin e tyre.

 

Gjithashtu, ata patën mundësinë të shohin edhe aplikimin e ISO standardeve, sigurinë në punë, higjienën dhe mbrojtjen e mjedisit.

 

Kjo vizitë është realizuar nën shoqërimin e profesorëve, Medin Zeqiri, Endra Luzha, Vebi Sofiu dhe Shkëlzim Uka.

Studentet e UBT ne Abi Prizren