UBT, nikoqir i projektit “Zhvillimi dhe implementimi i programit të PhD në ICT për sistemin arsimor të Kosovës”

18/11/2019

Projekti i financuar nga programi Erasmus+ “Zhvillimi dhe implementimi i programit të PhD në ICT për sistemin arsimor të Kosovës”, që ka për synim themelimin dhe zhvillimin e shkollës së IT-së në Kosovë, do të mbajë takimin e parë mes universiteteve partnere më 25-26 nëntor, në Kampusin e UBT-së, në Lipjan.

 

Projekti synon të zhvillojë një edukimi të ciklit të tretë në fushën e IT-së, me qëllim të dhënies së kontributit në zhvillimin e aftësive hulumtuese brenda shtetit, projekt ky që do të ketë buxhet afro 1 milion euro.

Konkretisht, pritjet nga ky projekt në fushën e zhvillimit të aftësive hulumtuese, në atë mënyrë që pastaj të ndihmojë po ashtu edhe në zhvillimin e arsimit të lartë, si dhe në sektorin e tregtisë, industrisë dhe sektorit publik në Kosovë.

 

Partnerë implemetues në këtë projekt do të jenë: NTNU University – Norvegji, SEERC – Greqi, UBT – Kosovë, Universiteti i Prishtinës – Kosovë, Universiteti i Prizrenit – Kosovë, Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, në krye me Linneaus University. Po ashtu, si partnerë të asociuar do të jenë të përfshirë edhe Agjencia e Kosovës për Akreditim, Kosbit Industry dhe BPB Bank.