UBT, institucioni i vetëm arsimor në vend që organizon udhëtimin vjetor “Eurotrip”

14/11/2019

UBT edhe sivjet ka organizuar udhëtimin vjetor në shtetet e Evropës, ku sikurse edhe herëve tjera, shumë studentë do të vizitojnë qytetet e ëndrrave të tyre.

 

Rreth 100 studentë këtë vit do të nisin turnin rinor, për të përjetuar kujtime të paharrueshme nga udhëtimet argëtuese, njëherësh do të kenë mundësinë të marrin edhe përvoja dhe të përfitojnë njohuri në fusha të ndryshe studimi.

 

Studentët do të udhëtojnë në Eurotrip në rreth 15 qytete, me qëllim të krijimit të lidhjes midis tyre dhe kulturave të ndryshme.

 

Amsterdam, Roterdam, Venecia, Paris, Praga, Vjena, Berlin, Leipzing janë vetëm disa nga vendet që pritet që studentët ti vizitojnë, me ç’rast do të shohin nga afër monumente kulturore, sheshe, objekte me vlera arkitektonike, muze dhe institucione arsimore dhe qeveritare.

 

Nisja në këtë udhëtim do të bëhet më 22 nëntor, ku do qëndrojnë 15 ditë, ndërkaq kthimi do të bëhet më 6 dhjetor 2019.

 

UBT është institucioni i vetëm arsimor që organizon vizita të tilla dy herë në vit, teksa deri tash mijëra studentë patën mundësinë që përmes Eurotripi-it të vizitojnë vende të ndryshme.