Studenti Behar Haxhismajli përfitues i bursës semestrale në Portugali
11/11/2019Behar Haxhismajli, student i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, është njëri nga studentët përfitues të bursës semestrale për Universitetin “Nova de Lisboa”, në Portugali.
Behari është përzgjedhur si fitues i kësaj burse falë notës së lartë mesatare që ka arritur gjatë studimeve në UBT, ndërkaq studimet në Portugali do t’i fillojë në fillim të muajit shkurt të vitit 2020.
Ai ka thënë se ka qenë zgjidhje ideale që studimet themelore t’i fillojë në institucionin që njihet në fushën e Shkencave Kompjuterike.
“Përvojat e mija universitare deri më tani kanë qenë të mahnitshme. Kam mësuar dhe përjetuar kaq shumë gjëra të reja në një periudhë 2 vjeçare dhe ka kaluar kaq shpejtë. Unë ende po zbuloj të gjitha mundësitë që universiteti më ofron. Kështu, ka qenë vendimi më i mirë në jetën time që kam zgjedhur ti vazhdoj studimet në UBT” theksoi ai.
Që nga themelimi, studentët e UBT-së kanë pasur mundësinë t’i vazhdojnë studimet jashtë vendit, për një semestër ose vit akademik në pothuajse të thitha shtetet apo universitetet më të njohura në botë.