UBT merr pjesë në konferencën e Komitetit Nacional “CIGRE”, nderohet me mirënjohje
07/11/2019Profesorët e Fakultetit Inxhinieri e Energjisë në UBT, Nexhmi Krasniqi, Besa Veseli, Nafije Shabani dhe Ines Bula-Bunjaku, kanë përfaqësuar UBT-në në konferencën e parë të Komitetit Nacional “CIGRE”, që po zhvillon punimet në Prishtinë.
Konferenca është përkrahur në çdo aspekt nga UBT, ku në emër të rektorit, prof.dr Edmond Hajrizi, ka folur profesoresha Ines Bula-Bunjaku, e cila ka prezantuar sukseset e institucionit ndër vite.
Tutje, ajo ka treguar për angazhimin dhe përkrahjen që UBT i jep sektorit të energjisë në vend dhe rajon.
Pjesë e kësaj konference ishin edhe studentet ambasadore të Fakultetit Inxhinieri e Energjisë në UBT, Djellza Prebeza dhe Fijona Kurshumliu.
Për përkrahjen e vazhdueshme dhënë sektorit të energjisë, si dhe mbështetjen e dhënë për hulumtime shkencore në këtë fushë, organizatorët e konferencës i kanë ndarë UBT-së mirënjohje, si sponsor i artë i konferencës, pranuar nga drejtori për Çështje Akademike, Muhamet Ahmeti.
CIGRE është Këshilli Ndërkombëtar për Rrjetet e Mëdha Elektrike dhe njëra prej organizatave kryesore ndërkombëtare e cila merret me aspekte teknike, ekonomike, organizative dhe rregullatorëve të Sistemeve Elektroenergjetike (SEE).
Kjo organizatë është me seli kryesore në Paris, themeluar nga Mehmet Bula, dhe merret kryesisht me çështjet profesionale dhe shkencore si nga sfera vendore dhe ndërkombëtare, në lidhje me prodhimin, transmisionin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, prodhimin e pajisjeve elektrike, si dhe me çështjet e sistemit të energjisë elektrike.