Gazetarja Susanna Inkinen njofton studentët e UBT-së me gjendjen e sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve medialë
05/11/2019Gazetarja dhe ekspertja e mediave, Susanna Inkinen mbajti ligjëratë tematike për studentët e shkencave sociale në UBT, me ç’rast theksin e vendosi tek tema “Siguria e gazetarëve dhe punonjësve medialë”.
Ajo trajtoi gjendjen e gazetarëve dhe të industrisë mediale në mbarë botën, si dhe problemet me të cilat ata përballen, por duke u fokusuar në gjendjen në Afganistan, pasi aktualisht është duke vepruar atje, në kuadër të organizatës “International Media Support”.
Ndër tjerash, Inkinen tha se gazetarët atje janë pre e sulmeve terroriste dhe pre e kërcënimeve digjitale, të cilat po bëhen me qëllimin e vetëm, atë të frikësimit të gazetarëve dhe cenimit të fjalës së lirë.
Ajo i këshilloi studentët që të zhvillohen, të përgatiten për sfidat e profesionit dhe të ndërrojnë për të mirë gjendjen aktuale të gazetarisë.