NJOFTIM: Nesër, gazetarja Susanna Inkinen mbanë ligjëratë për studentët e Medias në UBT

04/11/2019

Nën organizimin e Ambasadës së Finlandës në Kosovë, në bashkëpunim me Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, ekspertja dhe gazetarja finlandeze, Susanna Inkinen, do të mbajë ligjëratë tematike më temë: “Siguria e gazetarëve dhe punonjësve medialë”.

 

Ligjërata do të mbahet nesër, e martë, më 5 nëntor, me fillim nga ora 14:00, në ambientet e UBT-së në Prishtinë.

 

Gazetarja Susanna Inkinen është ekspertë për sigurinë e mediave, njëherësh është edhe këshilltare për media në organizatën International Media Support (IMS), si dhe këshilltare për komunikim në UNDP, konkretisht producente për disa fushata mediatike.