Studentet e UBT-së marrin të gjitha çmimet në garën e Konventës së Veshmbathjeve

23/10/2019

Edicioni i tretë i Konventës së Veshmbathjeve, që u organizua nga Kosovo Apparel Marketing Association (KAMA), bashkoi në një vend shumë figura dhe kompani eminente kosovare të modës dhe tekstilit, që paraqitën krijimtarinë e tyre para pjesëmarrësve.

 

E veçoria e këtij organizimi ishte Gara e Konventës së Veshmbathjeve, ku studentë nga institucione të ndryshme arsimore u paraqitën me krijimet e tyre, të cilët edhe u vlerësuan nga një juri profesionale për punën e bërë.

 

Nga të gjithë studentët pjesëmarrës, të tri vendet e para u fituan nga studentet e Dizajnit të Integruar, në UBT.

Vendin e parë e mori studentja e vitit të tretë, Rita Hasani, vendin i dytë i takoi studentes  Diellza Bullaku dhe vendin e tretë e mori studentja Gresa Boshtraj, ndërkaq finalist i kësaj gare ishte edhe studenti Endrit Bllaca.

 

Konventa e Industrisë së Veshmbathjeve të Kosovës organizohet çdo vit për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e kësaj industrie në Kosovë.

Në kuadër të Konventës u mbajtën disa forume me prezantime dhe diskutime mbi temat kyçe në industrinë e veshmbathjeve, si edhe ekspozita me punimet e studentëve.