Studio në Menaxhim të Mekatronikës, merr diplomë nga institucioni i certifikuar për ekselencë

22/10/2019

Programi master në Menaxhim të Mekatronikës është i përpiluar për të rritur perspektivat e inxhinierëve të ardhshëm, në mënyrë që t’u mundësojë atyre planifikimin dhe krijimin e produkteve të reja në industri përtej tradicionales.

 

Studentët do t’i zgjerojnë njohuritë në inxhinierinë industriale përmes mësimit me metoda moderne dhe cilësore, ku njëherësh do të përfitojnë edhe praktika tejet profesionale në këtë fushë.

 

Studentët do të mësojnë me sistemin më të ri të të mësuarit dhe punuarit në Kosovë, atë të Virtual Reality, ndërkaq krahas kësaj, Fakulteti i Mekatronikës dhe Menaxhmentit ka staf akademik të kompletuar, profesional dhe me përgatitje të lartë akademike.

 

Për nivelin master, Fakulteti Mekatronikë dhe Menaxhment ofron specializimet: Menaxhimi i Mekatronikës, Dizajni i Produkteve Industriale dhe Inxhinieria dhe Teknologjia e Procesit të Prodhimit.