Fakulteti i Shkencave të Ushqimit shënon Ditën e Ushqimit me ligjëratë tematike

18/10/2019

Për të shënuar 16 Tetorin, Ditën Botërore të Ushqimit,  Fakulteti i Shkencave të Ushqimit dhe Teknologjisë organizoi ligjëratë tematike me zyrtarin nga Agjensioni i Veterinarisë dhe Ushqimit, Lamir Thaqi.

 

Ai bisedoi me studentët në lidhje me punën që bëhet nga ky institucion, përfshirë kontrollin e ushqimeve në treg, doganën, masat e marra për skandalet e ndodhura gjatë viteve të fundit në Kosovë, situatën në vend mbi sigurinë e ushqimit dhe jo vetëm.

 

Thaqi u tregua i hapur me studentët dhe u tregoi atyre në lidhje me praktikat dhe vizitat që mund t’i mbajnë në institucionin përkatës.