UBT ka krijuar partneritet me qindra universitete të njohura në botë

27/09/2019

Shkalla e ndërkombëtarizimit të UBT-së po rritet me shpejtësi, pasi në gjithë botën institucioni ka formuar partneritete globale, si dhe ka forcuar marrëdhëniet me universitete dhe institucione të shquara akademike.

 

Kësisoj, falë çdo programi shkëmbimi, të rinjtë kosovarë përmes UBT-së kanë mundësinë për të studiuar, punuar dhe udhëtuar në arenën ndërkombëtare.

Përveç shkëmbimit të studentëve, partneriteteve ndërkombëtare parashohin ofrimin e kontributit në shkencë, inovacion dhe hulumtim, njëherësh edhe për krijim programeve të përbashkëta.

 

Konkretisht, UBT ka formuar partneritete ndërkombëtare me mbi 400 universitete prestigjioze, ku studentët mund të vazhdojnë studimet për një semestër ose vit akademik në vendet dhe universitetet që ata ëndërrojnë.

Përveç studimeve, studentët do të njihen edhe me kulturën e kombeve tjera dhe do të kenë mundësi dhe eksploruar në aspektin shkencor, të marrin pjesë në shkollat verore të universiteteve përkatëse, njëherësh do të fitojnë eksperiencë të re studentore.

 

Deri më sot, qindra studentë të UBT-së, të të gjitha fakulteteve, kanë përfituar mundësinë për të vazhduar studimet jashtë vendit, në shtete të ndryshme të botës, përfshirë vendet si: SHBA, Londër, Itali, Portugali, Gjermani, Zvicër, Austri, Poloni, Kroaci dhe shume vende tjera.