Studenti Rilind Sadiku, me projekt për bibliotekën në Kodrën e Trimave

19/09/2019

Studenti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Rilind Sadiku, me kërkesë të Komunës së Prishtinës, ka zhvilluar një projekt të mrekullueshëm për bibliotekën e lagjes Kodrave e Trimave, e cila do të shërbente për nevojat e nxënësve të shkollës “Hilmi Rakovica”, në Prishtinë, por dhe si qendër e mbledhjes dhe zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme sipas nevojës.

Për Ndërtimi.info, Rilindi tregoi se ky projekt lindi si rezultat i bashkëpunimit mes UBT-së dhe Komunës së Prishtinës.
“Komuna e Prishtinës dhe UBT kanë bashkëpunim për zhvillim të projekteve për zgjedhjen e problemeve të ndryshme nga studentët, të cilët janë duke ndjekur studio të ndryshme, që tani janë të specifikuara në bazë të kërkesave të komunës ndaj UBT-së, dhe respektivisht studentëve të cilët duan në baza vullnetare të kontribuojnë në zhvillimin e ideve dhe projekteve për zgjedhjen e këtyre problemeve. Fillimisht projekti prezantohet para profesorëve në UBT pastaj edhe para zyrtarëve të komunës, të cilët vlerësojnë mundësinë e realizimit të projektit ideor. Andaj, edhe ky projekt është në vazhdën e këtij bashkëpunimi”, tregon ai.

Artikullin e zgjeruar mund ta lexoni në: https://ndertimi.info/rilind-sadiku-studenti-me-projektin-fantastik-per-biblioteken-ne-kodren-e-trimave/