
NJOFTIM: Nesër, profesorët nga Gjermania do të mbajnë ligjëratë dhe punëtori me studentët e Arkitekturës
18/09/2019Nesër, e enjte, me fillim nga ora 14:00, profesorët nga Anhalt University of Applied Science (BAIHAUS), në Gjermani, Stephan Pinkau, Gernot Weckherlin dhe Thomas Schmid-Dankward, do të mbajnë ligjëratë dhe punëtori për studentët e Arkitekturës në UBT.
Profesorët, Stephan Pinkau dhe Gernot Weckherlin, gjatë ligjëratës së tyre do ta trajtojnë temën më titull: “Rationality of Decision Making in the Modern”, ndërkaq profesori Thomas Schmid-Dankward do të mbajë punëtori me studentët pjesëmarrës, në lidhje me temën: “Skteching the cityscape for a green and pleasant future”.
Ligjërata në fjalë do të mbahet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.