Interesim i madh i të rinjve nga Ferizaj për regjistrim në UBT

30/08/2019

UBT vazhdon të mbetet institucioni më i kërkuar nga të rinjtë që hyjnë në botën akademike sepse është institucioni më inovativ në vend dhe rajon, ku si rezultat një numër i madh i maturantëve po regjistrohen në Kampusin e UBT-së, në Ferizaj.

 

Ata po aplikojnë në 50 programe studimi të akredituara si dhe në mbi 80 specializime që ofron ky institucion, i cili kombinon përparësitë e 450 universiteteve të mirënjohura ndërkombëtare, si dhe ofron programe bashkëkohore studimi.  Programet që ofrohen në këtë institucion mbështeten në praktikat më të avancuara të studimit dhe me staf vendor e ndërkombëtar.

 

Këto programe janë të harmonizuara me standardet më cilësore ndërkombëtare, si dhe studentët do të mësojnë me sistemin më të ri të të mësuarit dhe punuarit në Kosovë, atë të Virtual Reality. Falë cilësisë dhe potencialit që ofrojnë programet e UBT-së, pozicionimi i studentëve në tregun e punës është i sigurt.

 

Regjistrimet po bëhen në nivelin bachelor dhe master, përfshirë programet e studimit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Menaxhim i Mekatronikës, Sistemet e Informacionit, Juridik, Arkitekturë, Inxhinieri e Ndërtimit, Shkenca Politike, Media dhe Komunikim, Inxhinieri e Energjisë, Infermieri, Dizajn i Integruar, Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji, Politika Publike dhe Menaxhim, Stomatologji, Farmaci, Arti dhe Media Digjitale, Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment, Teknik i Radiologjisë, Teknik i Anesteziologjisë, Inxhinieria e Agrokulturës dhe Mjedisit