Studenti Rijad Bivolaku, tash i punësuar në UBT

14/08/2019

Studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri, Rijad Bivolaku është bërë pjesë e stafit të UBT-së, ku është angazhuar në cilësinë e  Frontend Developer-it.

 

Ai thotë se është tejet i lumtur që ëndrra e tij e kamotshme që t’i bashkohet stafit të UBT-së është realizuar.

“Me punësimin tim në UBT jam duke e  arritur fillimin, por edhe kulminacionin e rrugëtimit tim në shkenca kompjuterike, sepse përmes kësaj mundësie po thellohem edhe më shumë në dijen e shekullit XXI”, vlerësoi Rijadi.

 

Sipas tij, përzgjedhja në mesin e qindra studentëve të tjerë nuk është e rastësishme, pasi ka punuar me veten tash e shumë vite.

“Është shumë për t’u lavdëruar fakti i dhënies së hapësirës ndaj rinisë në këtë institucion. Ata panë aftësinë dhe dëshirën time të madhe ndaj programimit dhe dizajnimit, prandaj edhe vendosën të ma besonin një përgjegjësi të tillë”, shtoi Rijadi.

 

UBT ka shkollën më të madhe për shkenca kompjuterike në rajon, jo vetëm për nga numri i studentëve, por edhe për nga niveli i lartë i punësimit të tyre nëpër kompani të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.