Programi i studimit është i hapur për studentët që kanë përfunduar Maturën Kombëtare. Një kandidat do të kualifikohet për pranim nëse ai / ajo plotëson kërkesat minimale të pranimit të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Dokumentet e nevojshme:
Fletëkërkesa për regjistrim (Aplikacioni) e cila merret në Zyrën për Shërbimin e Studentëve (ZSHS);
Diploma/Certifikata për kryerjen e shkollës së mesme;
Dëftesat e shkollës së mesme;
Ekstrakti e lindjes;
Dy fotografi;
Autobiografia (CV) për studentët që punojnë.