Struktura e Programit

Programi i Studimit Bachelor i Fakultetit për Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment është programi i parë i këtij lloji në Kosovë. Kolegji UBT, në vazhdimësinë e zgjerimit me programe të reja studimore dhe duke marr parasysh kërkesat e industrisë e poashtu edhe kërkesat e studentëve të ri, ka marr iniciativë për hapjen e këtij programi me qëllim aftësimin e gjeneratave të reja në fushën e muzikës moderne, produksionit dhe menaxhimit muzikor.

 

Programi Studimor i MMDPM është përpiluar në atë mënyrë që të plotësojë nevojat për kuadro profesionale në industrinë dhe institucionet e ndryshme kulturore, si: radio, televizione, platforma online, film, teatër, festivale etj. Si i tillë, ky program është i degëzuar në pesë specializime nga të cilat studentët potencial të MMDPM-së do të kenë mundësi që të zgjedhin individualisht për të ndërtuar sipas nevojës dhe preferencës, profilin profesional të tyre.

 

  • Plani i Studimit / Kurrikula

 

Kurrikula e fakultetit për Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment është hartuar sipas modelit didaktik “Modular” që nënkupton se lëndët janë të klasifikuara sipas grupeve në module të veçanta. Varësisht nga natyra dhe specifika e lëndëve, plani i studimit organizon planprogramin në dy komponentë të rëndësishëm: njohuri dhe shkathtësi. Njohurit dhe shkathtësitë merren në orientim me teoritë shpjeguese nga përmbajtja e lëndëve teorike, teorike – praktike dhe praktike.

 

Në planin e studimit lëndët klasifikohen në katër module:

Moduli I-    Lëndët kryesore të profesionit,

Moduli II-   Lëndët e Përgjithshme Profesionale,

Moduli III-  Lëndët e Përkrahjes Profesionale dhe

Moduli IV-  Lëndët pa kredi (0 ECTS).

 

Përveç lëndëve tjera, kurrikula e MMDPM paraqet një grup prej tre lëndëve zgjedhore me 0 kredi (ECTS) të cilat kanë për qëllim angazhimin e studentit në punë praktike dhe kreative. Në mesin e këtyre lëndëve, është edhe lënda “Luthieri” e cila jep leksione dhe praktikë në dizajnimin, prodhimin dhe riparimin e instrumenteve muzikore e që do të zhvillohet përgjatë dy viteve akademike. Kjo lëndë është specifike dhe shumë e rëndësishme e poashtu është lënda e parë e kësaj natyre që ligjërohet në ndonjë fakultet të vendit tonë.