Ish-studenti Hadis Krasniqi po vijon studimet në Poloni e Holandë

24/07/2019

Hadis Krasniqi është vetëm 21 vjeç, por një i ri me shumë ëndrra dhe ambicie për të pasur një karrierë të suksesshme. Ai vendosi të regjistrohej në nivelin bachelor në Fakultetin Shkenca Politike në UBT, ku përgjatë një viti ai përfitoi njohuritë bazike për të qenë një lider i suksesshëm në politikë apo diplomaci.

Përmes UBT-së, Hadisi fitoi bursë për vazhdim të vitit të dytë të studimeve themelore në Universitetin e Varshavës. Në këtë institucion ai pati rastin të jetë pjesë e ligjëratave nga ekspertë dhe akademikë evropian të kësaj fushe.     Ndërkaq, për të vazhduar vitin e tretë të studimeve universitare, Hadisi fitoi bursë tjetër në Universitetin e Mastrihtit në Holandë.

Aktualisht është në përfundim të studimeve, teksa ëndrra e tij është që në të ardhmen të udhëheqë vendin dhe të ndihmojë vendlindjen në rrugën drejt Evropës.

“Hapi i parë që mora për të nisur karrierën në politikë ishte ndjekja e studimeve në UBT, në Prishtinë, njëri ndër institucionet më të mira arsimore në Kosovë. Ishin studimet në UBT ato që më mundësuan një bursë transferimi fillimisht në Universitetin e Varshavës, më pas edhe në universitetin holandez”, tregoi ai.

Hadisi tha se ka marrë pjesë edhe në aktivitete jashtë studimeve, si pjesëmarrja në programin e NATO-s, që kishte të bënte me zgjidhjen e konflikteve dhe krizave. Falë performacës që tregoi në këtë ngjarje, Hadisit i është propozuar bursë nga Defence College Foundation, në Romë.