UBT lidh marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës

23/07/2019

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës së Republikës së Shqipërisë (FSHZHD) dhe UBT kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mënyrë që institucionet të zbatojnë programe dhe aktivitete në fusha të ndryshme.

 

Institucionet janë pajtuar që të lidhin këtë marrëveshje, ndërkaq UBT do ta asistojë FSHZHD-në në dhënien e ekspertizës profesionale, për ndërtim te kapaciteteve institucionale dhe zhvillimore, veçanërisht në ide, projekte, pilot – projekte, programet e caktuara, që janë pjesë të rëndësishme të angazhimit me këtë memorandum.

 

Ky bashkëpunim parasheh edhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e kërkimit shkencor, zhvillimit teknologjik dhe inovacion.