Infrastruktura

Laboratoret, Qendrat dhe Institutet:

 

Aktiviteti kërkimor brenda UBT-së është i organizuar dhe menaxhuar në përputhje me rregulloren ndërkombëtare për kërkime dhe vlerësim, me kompetencë dhe përgjegjësi të përgjithshme.

Për ta arritur këtë, UBT siguron që:

  • Stafi mbështetet në mënyrë të duhur për të realizuar hulumtimin e tyre;
  • Stafi ndërgjegjësohet për praktikat më të mira në mbikëqyrjen e kërkimit në fushat e disiplinave të tyre;
  • Stafi inkurajohet që të zhvillohen profesionalisht në nivelin më të lartë;
  • Sinergjitë midis grupeve janë krijuar për të konsoliduar fushat e ekspertizës;
  • Një kulturë kërkimore inkurajohet si në staf ashtu edhe student;
  • Të arriturat individuale inkurajohen dhe mbështeten;
  • Asnjë pengesë nuk vendoset në gjenerimin e ideve dhe diversiteti dhe inovacioni inkurajohen.

UBT mbështet hulumtimin përmes mekanizmave siç janë: Fondi i Kërkimit, Trajnimi për Kërkim dhe Mbështetja për Aplikime në Hulumtimet e Jashtme. Fondi i Kërkimit mbështet hulumtime që përputhen ngushtë me përparësitë strategjike të Kolegjit. Parimi i përgjithshëm që rregullon shpërndarjen e të gjithë fondeve të kërkimit në Kolegj është se ai duhet të shihet si një investim që do të maksimizojë gamën e rezultateve që Kolegji pret që të vijnë nga kërkimi i stafit dhe studentëve. Një pjesë e Fondit të Kërkimit mbështet studiuesit e hershëm të karrierës dhe ndahet nga Programi i Kërkimit. Të gjitha aplikimet për financim të jashtëm duhet të dorëzohen përmes Programit të Kërkimit. Aplikimet e bëra do të menaxhohen nga Programi i Kërkimit. Do të ndërlidhet me aplikuesin (ët), dekanët, drejtorët e qendrës dhe financuesin.

Programi Shkencat e Ushqimit dhe Teknologjia (MSc) është akredituar dhe funksionalizuar në vitin akademik 2018/19. Që prej akreditimit, përkundër procesit të rregullt mësimor, në mënyrë të përhershme është bërë përpjekje në forcimin e komponentës kërkimore brenda programit.

Përpilimi dhe zbatimi i planit kërkimor në kuadër të programit Shkencat e Ushqimit dhe Teknologjia (MSc) është plotësisht në përputhje me strategjinë e përgjithshme të Kolegjit në raport me pjesën kërkimore, misionin dhe qëllimin e UBT-së; për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe përparimin e shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës në përgjithësi.

Objektivat kryesore të planit kërkimor kanë të bëjnë me krijimin e qendrave të kërkimit shkencor, stimulimin e zhvillimit të veprimtarive dhe grupeve kërkimore, maksimizimin e mundësitë që grupet kërkimore të krijojnë një masë kritike të përshtatshme, të forcojnë dhe të ndërtojnë marrëdhënie dhe partneritete me palët e interesuara në industri, akademi dhe sektorin publik.

Sigurimi i laboratorëve me pajisje të reja moderne, zgjerimi i hapësirave ekzistuese të funksionimit, trajnimi i vazhdueshëm i stafit akademik me qëllim të përvetësimit dhe aplikimit të metodave të reja kërkimore, si dhe angazhimi i studentëve në të gjitha këto procese mbeten objektivat kryesore të programit Shkencat e Ushqimit dhe Teknologjia (MSc).

 

 

Lisa e laboratorëve dhe hapsirave të Infrastrukturës:              

Nr.Laboratori / Lloji i pajisjesFotografia
1Laboratori i Biologjise
2Laboratori Analizave Ushqimore
3Laboratori i Mikrobiologjisë
4Laboratori i Bioteknologjisë
5Laboratori i Kimisë
6Linja prodhuese (Konzervim dhe perpunim)
7Laboratori i Kimise Analitike
8Serra (4 njësi)
9Pemishtja
10Kopshti Botanik
11Laboratori i Mekatronikes
12Laboratori i Konditorëve
13Minilinja e mbushjes
14Depo e reagjenteve
15Laboratori i Informatikës
16Procesi Inxhinierik
17Biblioteka
18Salla
19Salla
20Salla
21Salla