Programi Master në Shkenca dhe Teknologji e Ushqimit në UBT ofron një arsim të avancuar akademik në këtë fushë. Ky program është krijuar në përputhje të plotë me misionin dhe vizionin e UBT-së. Shtylla kryesore e këtij programi është zhvillimi i përgjithshëm ekonomik dhe social, rritja e inovacionit dhe ofrimi i mundësive unike për zhvillimin e sektorit privat.
Në punën dhe fushëveprimin e vet UBT, që disa vite ka adaptuar një qasje multidisiplinare dhe interdisciplinare, e cila mundëson zhvillimin, perparimin dhe zbatimin e suksesshëm të programeve studimore në cikle të ndryshme studimi, duke përfshirë edhe këtë program studimor.
Misioni i programit Shkenca dhe Teknologji e Ushqimit është të kontribuojë, në shoqeri, nëpërmjet programeve bashkëkohore, të arsimit të lartë universitar, të ndërtuara sipas kurrikulave më bashkekohore, të krahasuara me vendet e zhvilluara dhe nivelin e zhvillimit në Kosovë, në fushën e Shkencave të Ushqimit dhe Teknologjisë Ushqimore, të mbeshtetura nga një bazë e fuqishme didaktike, përvojës shkencore dhe praktikes, dhe asaj eksperimentale te resurseve njerzore te perfshira.
Ky program studimi u mundëson studenteve të punojnë në mënyrë efektive në një mjedis tregu shumë konkurrues kombëtar dhe ndërkombëtar. Përfundimi me sukses i studimeve mundëson një sërë mundësish punësimi në nivele të mesme drejtuese ose ekzekutive në kompanitë kombëtare ose ndërkombëtare, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.
Ky program gjithashtu u mundëson kandidatëve të angazhohen në profesione të orientuara akademikisht ose të ndjekin studime të mëtejshme në nivel doktorature.
UBT ofron një qasje akademike e cila është dinamika dhe prirjet e saj inovative të cilat janë në hap me trendin teknologjik të shekullit XIX. UBT krijon terren të përshtatshëm dhe i jep mundësinë studentëve, fakulteteve dhe stafit të kenë një mjedis vetëqeverisës.
UBT ka krijuar një mjedis të përshtatshëm për bashkëpunim dhe ndërveprim të ngushtë mes studentëve, stafit të fakultetit dhe administratorëve. UBT është zotuar të zhvillojë veprimtarinë e saj si një anëtar aktiv i komunitetit, duke krijuar mundësi për mësimdhënie, hulumtim, ndërveprim dhe kreativitet mes intelektualëve.