UBT po ndërton objektin më të madh dhe më modern universitar në Kosovë

19/07/2019

Rreth 28 mijë metra katrorë do të jetë objekti më i ri universitar i UBT-së, që do të jetë unik dhe i pari i këtij lloji në Kosovë. Brenda këtij objekti do të krijohen salla ligjërimi e praktike, konvikti, laboratorë, biblioteka, kuzhina dhe të gjitha elementet tjera për të cilat kanë nevojë studentët.

Ky objekt vetëm se do e kompletojë dhe zbukurojë edhe më shumë kampusin universitar të UBT-së, i cili u ofron studentëve frymën e veçantë dhe të re të të studiuarit në një institucion ndërkombëtar. Ky objekt do të jetë i katërti brenda Kampusit Inovativ të UBT-së, në Lipjan, kurse kjo e bën UBT-në institucionin e vetëm në Kosovë dhe rajon me Park Shkencor, në të cilin zhvillohet shkenca, kryhen eksperimente, formohen produkte dhe marrin jetë projektet më inovative në vend.

Prandaj, me rritjen e numrit të studentëve, UBT ka shumëfishuar hapësirën në Kampusin Inovativ, ku gjenden objekte të mëdha e me shumë hapësira rekreative, laboratorë të sofistikuar, biblioteka me më shumë se 200 mijë tituj shkencorë, hapësira punuese e mësimi për studentë. Të gjitha këto tash e shumë vite janë në shërbim të studentëve të UBT-së, të cilët natyrshëm shndërrohen në ekspertë të të gjitha fushave të studimit, pasi që kanë mundësi e forma të panumërta për aftësim profesional dhe akademik përbrenda UBT-së.   I tërë ky investim është bërë dhe po bëhet me qëllim të përgatitjes së studentëve për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës, ku studentët e UBT-së gjithmonë janë më të dalluarit dhe më të përgatiturit.