Në Akademinë e SHKI-së ligjërohet për zhvillimin e aplikacioneve mobile dhe Business Intelligence
17/07/2019
Në kuadër të ANV-së së SHKI-së kanë filluar ligjëratat për zhvillimin e aplikacioneve mobile, me ligjëruesen Adelina Basholli, kandidate për doktoraturë në Universitetin e Sheffield-it, njëherësh edhe përfaqësuese e kompanisë “UCX”.
Ajo fillimisht ka diskutuar me studentët për qëllimet e kursit, teksa trajtoi rëndësinë e zhvillimit të aplikacioneve mobile, duke marrë parasysh faktin që përdorimi i pajisjeve mobile për qasje në internet ka kaluar numrin e PC-së që nga viti 2014. Pastaj, ka vazhduar punën së bashku me studentët, duke krijuar projektin e parë në Android.
Ndërkaq, ligjërata e parë në Data Science nisi me ligjëruesin Taulant Hoti, i cili është student i UBT-së, i angazhuar në Raiffeissen Bank, në sektorin e Business Intelligence.
Ai ka trajtuar konceptet bazë të Data Science dhe rëndësinë e informatës që nxirret pas analizimit të të dhënave dhe vizualizimit të tyre.
Studentët janë ndarë në grupe punuese, ku në fund të kursit, secili grup do të analizojë një dataset me të dhëna publike.